Të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit vlerëson raportin e DASH

Postuar në 27 Qershor, 2015 05:41

Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson raportin e Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut.

Drejtuesja e Njësisë së Parandalimit të Torturës në këtë institucion, Jorida Rustemi theksoi se ky raport duhet të përkthehet në një ndërgjegjësim të institucioneve shqiptare, për të vënë në qendër qytetarin dhe të drejtat e tij.

“Raporti i DASH është një analizë e thellë e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Shumë çështje të ngritura në këtë raport janë konstatuar nga institucioni ynë. Ky dokument përbën një instrument të jashtëzakonshëm mbështetjeje për shoqërinë civile", tha Rustemi.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.