Spanja, 30 miliardë euro për bankat

Postuar në 10 Korrik, 2012 04:06

Ministrat e Financave të eurozonës kanë rënë dakord për t’i dhënë hua Spanjës 30 miliardë euro këtë muaj për të ndihmuar bankat e saj që ndodhen në vështirësi. 

Kjo do të jetë pjesa e parë e një ndihme prej 100 miliardë eurosh për të cilën u ra dakord në muajin qershor. 

Ministrave do t’u duhet të marrin aprovimin e parlamenteve përkatëse dhe shpresojnë se pagesa do të bëhet në fund të korrikut. 

Ministrat e Financës ranë gjithashtu dakord për të zgjatur afatin e parashikuar për në vitin 2013, që Spanja të shkurtojë defiçitin e saj buxhetor në kufirin 3 për qind, të caktuar nga BE-ja. 

Të ardhurat nga bondet spanjolle u rritën ndjeshëm ditën e hënë në prag të samitit, për shkak të frikës se pak vendime konkrete do të merreshin për spanjën në këtë takim. 

“Ne synojmë që të arrijmë një marrëveshje formale në gjysmën e dytë të korrikut, duke marrë parasysh proçedurat parlamentare kombëtare, duke lejuar një hua fillestare prej 30 miliardë eurosh brenda fundit të muajit, për të ndihmuar bankat spanjolle në nevojë”, ka deklaruar presidenti i eurogrupit, Jean Claude Juncker. 

“Do të ketë kushte specifike për banka të caktuara dhe mbikëqyrja mbi sektorin financiar në tërësi do të përforcohet”, ka shtuar presidenti. 

Shuma e saktë që i duhet Spanjës për të “nxjerrë nga balta” bankat e saj mund të mbetet e panjohur të paktën deri në shtator. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.