Situate parazgjedhore në Shqipëri NDI publikon raportin paraprak: Situata e polarizuar

Postuar në 22 Mars, 2013 09:51

 

Të politizuar e ka cilësuar situatën parazgjdhore në Shqipëri Instituti Demokratik AmerikanNë raportin paraprak  kreu i delegacionit , guvernatori Hoëard Dean e ka cilësuar si të mirë ligjin për zgjedhjet. Dean theksoi se të gjitha partitë politike duhet të respektojnë me rigorizitet Kodin Zgjedhor.  Sipas NDI krerët e partive duhet të ruajnë edhe me vepra pavarësinë e KQZ, ndërkohë që anëtarët e saj duhet të gjejnë konsesusin.  Misioni i NDI do të instalohet në Shqipëri deri më 23 qershor. Guvernatori Hoëard Dean do të mbikëqyrë këtë mision dhe do të jetë nja nga referencat kryesore për qeverinë e SHBA lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve. synimi i misionit ishte vlerësimi i situatës së përgjithshme parazgjedhore në Shqipëri me qëllim duke sqaruar se nuk mund te jetë një vlerësim përfundimtar tha drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan NDI, Robert Benxhamin,  gjatë një konference për shtyp.  “Synimi i këtij misioni ka qenë të vlerësojë në mënyrë të paanshme përgatietjet për zgjedhjet,b shqyrtimi i faktorëve të vecantë që ndihmojnë procesin demokratik dhe të ofronte rekomandimet për procesin parazgjedhor, puna e këtij delegacioni nuk mund rë jetë vlerësim di plote dhe përfundimtar. Në Shqipëri delegacioni është takuar me zyrtare dhe përfaqësues më të lartë të vendit, përfaqësues të KQZ, medias dhe shoqata dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar”, theksoi Benxhamin. Kreu i delegacionit , guvernatori Hoëard Dean gjatë fjalës së tij i bëri apel klasës politike që të lërë mënjanë cinizmin në mënyrë që të bëjë realitet ato cka presin shqiptarët, zgjedhje të lira dhe të ndershme.  “Ne kemi përgatitur një raport që kalojmë në hollësira të shumë cështjeve. Shqipëria ka bërë progres të madh drejt demokracisë. Sistemi politik është maturuar. Por, partitë politike që e kanë këtë kuadër ligjor kanë përgjegjësinë që të japin besim në procesin e demokracisë. Të bëhen zgjedhje që të shihen nga masa e gjerë si zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne dimë se situata është e polarizuar sa i takon partive politike. Gjatë takimeve tona kemi vënë re një cinizëm të thellë, e cila minon demokracinë. Po ashtu me duhet të themi se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë duhet të punojnë të kalojnë këtë cinizëm dhe kjo mund të bëhet që gjërat të jenë sa më transparente të mundshme”, theksoi Dean.

  MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.