Siria, Assange: Po manipulohet media

Postuar në 31 Gusht, 2012 12:38

 

Julian Assange, nga ambasada e Ekuadorit në Londër, komenton situatën gjeopolitike ndërkombëtare, vecanërisht ngjarjet e Sirisë dhe qendrimet e komunitetit ndërkombëtar. 

Në një intervistë për televizionin amerikano-laton, Telesur themeluesi i Wikileaks akuzoi Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Izraelin dhe Francën se nuk u intereson paqja dhe demokratizimi i Sirisë, por vetëm dobësimi i Iranit dhe forcimi i Izraelit në rajon.

“Duket qartë që fuqitë perëndimore po e përdorin cështjen siriane për të hequr qafe qeverinë e Assad. Largimi i Assad përkthehet në dobësim të Iranit dhe forcim të pozitave të Izraelit në rajon. Në Siri është në 

 

fuqi një ligj që demokratizon jetën politike dhe sociale në vend, por kjo nuk u intereson as Shteteve të Bashkuara, as Britanisë së Madhe e Francës, e aq më pak Izraelit”, tha Assange.

Ndërkohë, në terren thuajse e gjithë Siria është përfshirë nga luftimet mes forcave qeveritare dhe atyre të opozitës. Në OKB, Turqia kërkoi vendosjen e “zonave të sigurta” brenda territorit sirian për të përballuar fluksin e të zhvendosurve të konfliktit. Ankaraja, që aktualisht pret rreth 80 mijë refugjatë lufte, paralajmëroi se nuk mund të presë më shumë se 20 mijë të tjerë, ndaj kërkoi ndërhyrjen e OKB-së. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.