Shullazi bojkoton gjyqin, FNSH blindon Apelin e Shkodrës

Postuar në 05 Mars, 2013 08:42

Shkodër Gjykata e Apelit është blinduar nga specialët e FNSH-së dhe policët e rendit, por Emiljano Shullazi dhe miku i tij nuk janë paraqitur fare në gjyq. Mungesa e dy të akuzuarve por edhe e avokatëve të tyre ka shtyrë seancën gjyqësore që ishte planifikuar të mbahej dje në Shkodër. Trupi gjykues me relator Astrit Kalajën ka shtyrë seancën gjyqësore, pasi përveç përfaqësuesit të organit të akuzës nuk janë paraqitur as të pandehurit Shullazi dhe Harizaj, por as avokatët mbrojtës Mark Lleshi dhe Klodian Skënderaj. Në të tilla kushte, Kalaja ka shtyrë seancën gjyqësore, ndërsa ka kërkuar nga sekretaria që të ridërgohen njoftimet pranë Drejtorisë së Burgjeve për seancën e ardhshme që do të zhvillohet në Gjykatën e  Apelit në Shkodër. Emiljano Shullazi, personazh i njohur për precedentët e tij penalë në Tiranë, u arrestua më 29 qershor të 2012 me dy armë pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit. Arrestimi u krye nga forcat speciale të policisë, RENEA. Pas një kontrolli të beftë në automjetin me të cilin po lëvizte Shullazi, janë gjetur 2 pistoletat. Bashkë me 34-vjeçarin nga Tirana mësohet se është arrestuar edhe shtetasi Helidon Harizaj nga Vlora. Më pas gjykata e Lezhës vendosi shpalljen fajtorë të Shullazit dhe Harizajt dhe dënimin e tyre me 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar në vendimin përfundimtar u vendos dënimi me 1 vit e 4 muaj burg. Ky dënim u apelua në Gjykatën e Apelit nga avokatët mbrojtës, të cilët pretendojnë uljen e dënimit për dy klientët e tyre. Por edhe pse me kërkesë të tyre, dy të pandehurit kanë refuzuar të marrin pjesë në seancën e Gjykatës së Apelit në Shkodër. Gjyqi i planifikuar megjithatë ka tërhequr vëmendjen e forcave të policisë lokale, të cilët kanë blinduar godinën e gjykatës gjatë kohës që ishte planifikuar gjyqi i Emiljano Shullazit D. Kolaj

 

1.4 vjet burg

 

Është dënuar Emiljano Shullazi, pas gjetjes së dy pistoletave në makinën me të cilën ai udhëtonte. Bashkë me të u arrestua edhe Helidon Harizaj

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.