Shtetësia greke për të huajt, pr.ligji në shtator në Parlament

Postuar në 27 Gusht, 2012 05:02

Në shtator parlamenti grek do të fillojë rishikimin e kuadrit ligjor të nënshtetësisë, duke ndryshuar procedurat për marrjen e nënshtetësisë greke, nga të huajt që jetojnë në vend. Ndryshimi  i ligjit të PASOK, është deklaruar si një prioritet për qeverinë greke të Samaras, që kur partia e tij erdhi në pushtet.

Për emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi, ligji i ri shton vitet e banimit të ligjshëm në vend. Pra që një emigrant të ketë të drejtë të aplikojë për nënshtetësinë greke, duhet të ketë 10 vjet banim të ligjshëm në Greqi nga 7 vjet që është aktualisht.

Aktualisht fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi, e marrin nënshtetësinë nëse prindërit e tyre kanë 5 vjet që jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi. Qeveria "Samaras" do ta ndryshojë këtë pikë. Do të kërkohet që prindërit e fëmijës emigrant, të kenë jetuar të paktën 8-10 vjet të ligjshëm, deri në ditën kur ka lindur fëmija.

Fëmija e emigrantit mund ta marrë nënshtetësinë vetëm kur të mbushë moshën 18 vjeç. Ai do të vendosë vetë nëse ka dëshirë të marrë nënshtetësinë greke, me kusht që të mos mbajë dy nënshtetësi, por nëse zgjedh atë greke, të lerë nënshtetësinë e vendit të origjinës.

Fëmijët që kanë mbaruar gjimnazin në Greqi dhe që japin provim për në universitetin grek, do të kenë të drejtë të marrin automatikisht nënshtetësinë greke, pasi njohuritë e tyre vërtetojnë se janë integruar plotësisht në Greqi.

Sipas ministrisë së Brendshme, nga viti 2000 deri në vitin 2011 është dhënë nënshtetësia greke për 54 968 të huaj, nga të cilët 43 060 të cilët janë minoritarë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa 11 821 të huaj nga vende të ndryshme. Numri i përgjithshëm i shtetasve nga Shqipëria që kërkojnë të natyralizohen në grekë, deri në prill 2012 është rritur me 9878, ndërsa në vitin 2011 shënonte 15 710 persona.

Për ndryshimet në ligjin e miratuar nga PASOK, “Demokracia e re” pritet të ketë në parlament mbështetjen e “Grekëve të Pavarur” si dhe votat e neonazistëve të “Agimit të Artë”.

Nga ana tjetër shtypi grek shkruan se çdo ditë emigrantë shqiptarë lënë Greqinë, veçanërisht ata që punonin në punë bujqësie, për shkak se grekët kanë filluar të merren vetë me punët e tyre në fshat. Sipas gazetës "Proinos logos", meqënëse përgjithësisht shqiptarët nëpër fshatra punojnë ilegalisht dhe iu mungojnë dokumentat, ata nuk mund të shkojnë në asnjë vend tjetër të BE, ndaj rruga e vetme për ta është kthimi në Shqipëri.

Anila Jole

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by erald prifti (not verified) on

po ne qe punojme per 15 viet ne greqi regullishte me sigurime dhe greket na diegin dekumentat pa as nje arsye po sa nuk miaftoi kjo po edhe femis time qe kalindur ne greqi dhe ku do te akoesh nuk te japin as nje pergjigje ku mun te akohemi me po pergjigja eveteme eshte vetem avokati po nese je komplet i regullte me dekumenta e te ze lapsi grek po prap ike ti thon se per femin do te bejme dicka kjo eshte greqia e shteti jon shqiptar per kaq vite qe na kalen ne balte kto jan vitet e tona si shqiptar apo kush do qe punon ketu e per as nje mekat e as per nje miz  apo nje mishkonje qe te pi gjakun nuk e vret e per kundrasi kemi llen gjak e prap se prapi pas pesmbelliet vietesh iregullet me dekumenta te thot ik si pa as nje gje te keqe

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.