Shqiptarët e arratisur nga burgu grek, AP: MJ të negociojë për dorëzimin dhe garantimin e jetës

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:40

TIRANE- Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin grek që të luajnë një rol aktiv negociues per forezimin e shqiptareve te arratisur nga burgu dhe garantimin e jetës së tyre.

Duke reaguar pas ankeses se familjarëve te një prej personave të arratisur, por edhe nga lajmet e publikuara në media  Totozani shpreh keqeardhjen per humbjen e jeteve.

“Avokati i Popullit i bën thirrje shtetasve shqiptarë dhe autoriteteve për një zgjidhje të shpejtë të problemit duke shmangur përdorimin e mëtejshëm të forcës. Pavarësisht arsyeve dhe rrethanave në të cilat kanë ndodhur humbja e jetëve, Avokati i Popullit vlerëson se është e një rëndësie primare që e drejta e jetës të ketë përparësi ndaj çdo lloj mase e cila sjell pasoja fatale për humbjen e saj”- tha ai.

Sipas tij, vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili pa dyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit t’u kthehej organeve të drejtësisë.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.