SHKB: Në burgun e Fushë-Krujës 13 punonjës policie me diploma false

Postuar në 21 Mars, 2013 14:34

 

Një kontroll i ushtruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në burgun e Fushë-Krujës ka zbuluar se 13 prej punonjësve ishin me diploma false.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nga verifikimet e bëra në këtë institucion, konstatoi se të 13 punonjësit kishin depozituar diploma të falsifikuara të shkollës së lartë, ndërsa tashmë do të përballen me akuzat e falsifikimit të dokumentave shkollorë, thanë burimet e Ministrisë së Drejtësisë.

Dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës për fillimin e procedimeve penale ndaj 13 efektivëve të policisë. 

SHKB-ja vazhdon ende hetimet për persona të tjerë të dyshuar, ndërkohë i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Gazmend Dibra, largimin e menjëhershëm të këtyre personave nga burgu i Fushë-Krujës. 

Sipas Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, inspektime të tilla do të ketë në të gjitha institucionet e korrektimit penal në vend.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.