Shitja e CEZ Albania

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 02:20

Përmes një deklarate të bërë një ditë më parë, grupi CEZ njofton se ka nxjerrë në shitje biznesin e tij në Shqipëri, CEZ Shpërndarje. Por kalimi i administrimit të shpërndarjes së energjisë nga kompania ceke tek një kompani tjetër, sipas ligjit, duhet më parë të shqyrtohet nga Enti Rregullator i Energjisë.

Kryetari i ERE-s, Sokol Ramadani sqaron se nese kërkon të shesë asetet tek një kompani tjetër, CEZ duhet të aplikojë tek ERE për shitjen e aktivitetit, çka deri më tani nuk ka ndodhur.

"Në hapësirën ligjore të procedurës, pas heqjes së licencës njihet edhe kalimi tek nje kompani tjetër e tretë që mund të administrojë aktivitetin. Por nëse CEZ-i gjen aktor tjetër ai duhet të aplikojë tek ERE për ndryshimin e kapitalit, pra nëse do t'i

 

shesë asetet një kompanie tjetër duhet të aplikoje tek ERE për shitjen e aktivitetit', tha Ramadani.

Nëse kompania nuk aplikon të paktën një javë para heqjes së licencës, kohë që do t'i nevojitej bordit të ERE për të shqyrtuar kërkesën, humbet të drejtën për të shitur biznesin.

'Nëse kompania nuk aplikon, automatikisht licensa bëhet nul dhe duhet që kompania që do të blejë shpërndarjen duhet të aplikojë për marrjen e licensës", theksoi Ramadani.

Pasi ka marrë përgjigjen e CEZ-it se nuk mund të plotësoje kushtet që Enti i vendosi një muaj më parë për të mbajtur licencën, ERE po shqyrton pretendimet e ngritura nga kompania dhe pritet të marrë një vendim javën që vjen. Në përgjigjen zyrtare, CEZ saktëson se nuk mund të kryejë importet për shkak të gjendjes së vështirë financiare ku ndodhet, që sipas saj ka ardhur pikërisht për shkak të vendimeve penalizuese të autoriteteve shqiptare.

Ndërsa në deklaratën ku njofton nxjerrjen në shitje të CEZ Shpërndarje, kompania bën të ditur se bleresit potenciale, mund te shprehin interesin e tyre gjate muajit janar dhe nje vendim per hapat e metejshem do te merret pas kesaj.

Ne te njejten kohe, deklarata e kompanise meme te CEZ ne Çeki që zotëron 76 % të aksioneve të kompanisë vendase të shpërndarjes sqaron se do te vazhdoje negociatat me autoritetet shqiptare mbi menyrat e zgjidhjes se ngerçit aktual.

 

TCH

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.