SHBA, reagime të ashpra kundër pranisë së "Agimit të Artë"

Postuar në 06 Tetor, 2012 10:04

Partia "Agimi i Artë" planifikon të shtrijë degët e tij edhe në SHBA. 

Publikimi në gazetën 'New York Times' i një fotoje të "Hrysafgites" (siç quhen me një fjalë në greqisht, anëtarët e 'Agimit të Artë') në Astoria dhe Bruklin, dhe informacioni se ata po planifikojnë të hapin zyra në SHBA, ka ngjallur reagime të Federatës së Shoqatave greke si dhe organizatave të diasporës, që deklarojnë se 'Agimi i Artë' është i padëshiruar në qytetet amerikane. 

Avokati publik Bill de Blasio dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur, organizuan një protestë në Astoria, ku deklaruan se duan të shohin jashtë qytetit, grupin e krahut të djathtë ekstremist. 

De Blasio mbajti një konferencë për shtyp në "Sheshin e Athinës" në Astoria, ku denoncoi pikëpamjet e partisë 'Agimi i Artë' dhe kërkoi largimin e selisë së saj nga qytetet amerikane. "Agimi i Artë” ka emër eufemistik, që sugjeron diçka pozitive, por në realitet ai përfaqëson diçka shumë negative", tha de Blasio. "Kjo parti është absolutisht e huaj në këtë qytet të madh, sepse anëtarët e saj predikojnë intolerancën, ndarjen, dhe kanë qëndrime negative ndaj njerëzve, që nuk janë si ata". Avokati publik tha prerë se "tifozët e 'Agimit të Artë' janë të padëshirueshëm në qytet nga njerëzit, të cilët jetojnë në harmoni edhe pse me origjinë të ndryshme etnike dhe fetare. Prandaj, çdo përpjekje për të ngjallur urrejtjen dhe racizmin, do të rezultojë e pavlefshme". 

Deputeti i shtetit të New York, greko-amerikani Simotas Aravellas tha se "New York dhe Astoria janë model i veçantë i tolerancës dhe bashkëjetesës multietnike. Nuk ka vend për asnjë grup që promovon urrejtje kundër emigrantëve". 

Senatori Shtetit të New York, Mihalis Giannaris dënoi praninë e Agimit të Artë në SHBA, duke vënë në dukje se grupet ekstremiste janë të padëshirueshëm nga komuniteti grek i Amerikës. 

Organizata, e cila u themelua në vitin 1990, fitoi mbështetje në Greqi në vitet e fundit në kohën e krizës ekonomike të vendit. "Agimi i Artë" fitoi 7% të votave në zgjedhjet parlamentare të 6 majit dhe një muaj më vonë, kur zgjedhjet u përsëritën, fitoi 18 vende.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.