SHBA 2012, Romney kalon në avantazh ndaj Obamas

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:18

 

Sondazhi më i fundit i realizuar nga Pew Research Center, qendër e pavarur kërkimore në Washington, tregon se Mitt Romney ndodhet në avantazh ndaj Barack Obamas. Sipas anketimit të kryer mes votuesve të mundshëm, 49 për qind do të zgjidhnin kandidatin republikan në zgjedhjet e 6 Nëntorit, ndërsa 45 për qind do të mbështesnin presidentin aktual.  Këto janë shifra shqetësuese për Obaman, që në mesin e muajit shtator ishte 8 pikë para rivalit republikan. Mbështetja në rritje për Romney është dëshmuar edhe nga sondazhet e Gallup  që u jep 47% mbështetje të dy kandidatëve. 

Në pritje të sondazheve të tjera, këto shifra tregojnë ndryshimin e qëndrimit ndaj kandidatëve në përfundim të debatit televiziv të javës së kaluar me Obamas dhe Romney.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.