Sekui flet për referendumin, kurse mediat e Brukselit shkruajnë: Fyle, në hall me Shqipërinë

Postuar në 07 Mars, 2013 07:46

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, ka komentuar çështjen e referendumit për tre ligjet, kërkuar nga mazhoranca në pushtet.

Sekiu tha se nuk i heq asnjë presje asaj që ka deklaruar Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle. Sekui tha se për BE konsensusi mbetet shumë i rëndësishëm.

“Fyle i ka thënë të gjitha, nuk do të shtoj asgjë. Duhet ta keni vënë re që ne flasim për konsensus dhe dialog dhe ju them se cila është mënyra jonë e interpretimit për dialogun. Dialogu për ne nuk është shuma e dy monologjeve”, tha Sekui.

Ndërkohë mediat e Brukselit shkruajnë se Fyle është në hall me tre vende, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Moldavinë.

European Voice shkruan se përkundër kritikave të Fyles, qeveria ka vendosur që të hedhë për votim në popull tre ligjet e kërkuara nga BE.

“Thirrja për referendum po shihet si një kthim në politikën konfliktuale, të nxitur pjesërisht edhe nga afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme,” shkruan EV.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.