Rriten çmimet e ushqimeve

Postuar në 31 Gusht, 2012 05:59

 

Çmimet e ushqimeve në rang global janë rritur me 10 për qind në muajin korrik, duke ngritur frikën për një rritje të mëtejshme në vendet më të varfëra të planetit. 

Paralajmërimi është bërë nga Banka Botërore, sipas të cilës vala e të nxehtit dhe thatësira që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe disa pjesë të Evropës lindore janë pjesërish shkaqet e kësaj rritjeje. 

Çmimi i drithrave, si gruri, misri, farat e sojës, etj, panë rritjet më dramatike në histori, njofton më tej instituti më i rëndësishëm bankar në botë. Ai paralajmëron vendet që importojnë drithëra se do të preken shumë nga kjo rritje. 

Nga qershori në korrik të këtij viti, çmimet e drithërave dhe kokërrizave u rritën secila me nga 25 për qind, ndërsa çmimi i sojës u rrit me 17 për qind. Vetëm çmimi i orizit ra me 4 për qind. 

Në Shtetet e Bashkuara, thatësira më e ashpër në gjysmë shekulli ka tkurrur të korrurat e drithërave dhe sojës, ndërsa në Rusi, Ukrainë dhe Kazakistan, drithërat janë dëmtuar keq. 

Banka Botërore deklaron gjithashtu se përdorimi i drithrave për të prodhuar biokarburant etanoli është gjithashtu një faktor kyç në rritjen e çmimit të misrit amerikan. 

Në tërësi, indeksi i çmimeve të ushqimeve të Bankës Botërore ishte 6 për qind më i lartë se në korrikun e vitit të kaluar dhe 1 për qind mbi kuotën e mëparshme, në shkurt të vitit 2011.

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.