Romney: Obama po përçan Amerikën

Postuar në 27 Gusht, 2012 04:41

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Mitt Romney ka akuzuar rivalin e tij, presidentin Barack Obama se po zhvillon një fushatë zgjedhore mbi bazën e "zemërimit dhe përçarjes". Romney tha se fushata e demokratëve ka prekur një fund të ri duke u munduar ta lidhin atë me pikëpamje  të diskutueshme mbi përdhunimin, pikëpamje këto të mbajtura së fundi nga një tjetër republican. Kampi i Obamës ka akuzuar Mitt Romney për qëndrime ekstreme sa i përket çështjeve sociale. 

Republikanët pritet të nominojnë këtë javë zotin Romney si kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit.  Megjithatë partia ka qenë e detyruara të shtyjë për të martën nisjen e Konventës Kombëtare në Florida si pasojë e stuhisë tropikale Isaac që po I afrohet qytetit të Tampas.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.