Rinisin kërkimet për Julian Çelën. Gjendet 1 batanije e ngjashme me atë që ka treguar Prrenjasi

Postuar në 23 Mars, 2013 04:04

 

Sot është dita e pestë që forcat e policisë kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës, i cili sipas dëshmive të pedofilit Adrian Përrenjasi është hedhur në pikën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Deri tani kërkimet kanë rezultuar pa asnjë shenjë të trupit të vogëlushit, ndërkohë që Prrenjasi ka piketuar tre vende ku mund ta ketë hedhur trupin, pasi e ka vrarë. Nga kërkimet dy orësh është gjetur një batanije e kuqe, e ngjashme me atë që ka deklaruar Prrenjasi se kishte mbështjellë trupin e vogëlushit dhe e kishte hedhur në landfillin e Sharrës.

 

Dyshimet për trafikim hidhen poshtë, Prrenjasi konfirmon: E vrava

Dyshimet në mosvërtetësinë e deklarimeve të Ardian Prrenjasit, kryesisht me vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së 11-vjeçarit Julian Çela, duket se janë hedhur poshtë gjatë procesit të dytë të marrjes në pyetje. Shpjegimin për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Julian Çelës, Prrenjasi e ka bërë në të njëjtën mënyrë si në deklarimet e para. Ai ka treguar se pasditen e një dite nga fundi i muajit nëntor, rreth orës 19:00, ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për të shkuar te KMY-ja, pasi zakonisht çdo pasdite pinte kafe aty.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.