Rimbursimet, të verbërit e invalidët kërkojnë ndryshim të ligjit

Postuar në 28 Gusht, 2012 04:56

 

Shoqata e Invalidëve të Punës dhe të Verbëve ka paralajmëruar nga Kukësi se në muajin Tetor do të dërgojë në Këshillin e Ministrave një paketë të re ligjore për ndryshimet e kërkuara nga ana e tyre sa i përket ligjit për Statusin e të Verbërit dhe ndryshimin në Ligjin për Statusin e Invaliditetit. 

Kreu i kësaj shoqate Avdulla Omuri tha se Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka pranuar se ndryshimet e fundit kanë qënë të gabuara ndaj dhe duhet të pranojë ndryshimet që kërkon kjo kategori, pas ndërhyrjes së saj për të mos e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu,ai tha se tashmë është hartuar një projektligj tjetër i cili i përshtatet kërkesave të kësaj shtrese mjaft të vështirë sociale. 

Kuvendi miratoi në shkurt projektligjin "Për statusin e të verbrit" dhe "Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike", të ndryshuar". Sipas ligjit, është qeveria ajo që përcakton masën e rimbursimit për shërbimet që më parë ishin përfshirë në ligj.Shërbime si ngrohja e telefonia janë  përcaktuar  me akte nënligjore nga Këshilli i Ministrave, gjë që kundërshtohet nga të verbërit e paraplegjikët. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.