Revoltohen maqedonasit në Shqipëri: Koalicioni greko- bullgar kërkon të na asimilojë

Postuar në 12 Maj, 2013 03:36

 

E përditshmja maqedonase, Vecer, i ka kushtuar një artikull koalicionit mes minoritetit grek dhe atij bullgar në Shqipëri.

“Fillimisht na vendosin veto, tani duan të asimilojnë minoritetin tonë,” kështu titullohet shkrimi.

Gazeta raporton se lideri i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka shpallur bashkëpunimin e partisë së tij me Yzeir Fetahun, kreun e Partisë për Prosperitet Demokratik, që përfaqëson interesat e komunitetit bullgar në Gollobordë.

Por Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian thotë se në Gollobordë nuk jetojnë bullgarë.

“Kjo është një propagandë absolute e shtetit bullgar kundër maqedonasve në Shqipëri dhe synon asimilimin e maqedonasve. Pasi vendosën veto për Maqedoninë për negociatat e anëtarësimit, tani po përpiqen që të shkatërrojnë dhe asimilojnë minoritetin maqedonas,” thotë Vasil Steriovski, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Maqedonase për Integrimin Europian.

Gazeta Vecer shkruan se Yzeir Fetahu bashkëpunon prej dy vitesh me radikalin bullgar Krasimir Karakachanov. Thuhet se ata po bashkëpunojnë për agjendën e tyre që synon dhënien e pasaportave bullgare për maqedonasit në Shqipëri.

Ndërkohë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian është në koalicionin e djathtë, kurse Dule dhe Yzeirin janë në koalicionin e majtë./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.