Rekord i ri i papunësisë në Greqi

Postuar në 31 Gusht, 2012 07:14

Rekord i ri i papunësise regjistrohet përsëri në Greqi me armatën e të papunëve që numëron tashmë mbi 1.500.000 vetë. 

Sipas statistikave te Eurostat qe u publikuan sot ne Bruksel per muajin maj te ketij viti, papunesia ka shkuar ne 23,1%, duke regjistruar nje rritje prej 37.2% me shume se maji i vitit 2011.E thene ndryshe brenda nje viti kane humbur punen 311.000 persona,pothuajse 900 vete ne dite.

Behet fjale per perqindjen me te larte te papunesise ne BE ,pas Spanjes qe kryeson me 25,1%.Por Greqia vjen ne vend te pare persa i perket papunesise tek grupmoshat e reja  ne Europe me 53,8%.

Ne te njejten kohe sipas nje raporti te Institutit te Konfederates se Sindikatave te Sektorit Privat GSEE greket jane tashme rreth 50% me te varfer, ne krahasim me 2008, pas reduktimit te rrogave dhe pensioneve, ndersa fuqia blerese e qytetareve eshte kthyer ne nivelet e viteve 80.

Duke marre per baze nje te mesme te perpjesshme te te ardhurave per fryme popullsie, ato brenda nje viti jane reduktuar nga 25.000 euro, ne 15000 deri ne 17000 euro, duke mberritur ne nivelin e shteteve si Estonia,Kroatia dhe Çekia.

Prej vitit 2010 deri ne 2014, reduktimi i pensioneve ne Greqi llogaritet ne gati 9 miliardë euro dhe 7 miliardë ai i pagave, qe perbejne se bashku 8% te PPB te vendit, por kjo nuk ka sjelle aspak uljen e borxhit publik, perkundrazi ka rritur papunesine dhe recensionin e ekonomise. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.