Refuzimi i rekursit për ‘Gërdecin’, juristët: Prokuroria t’i drejtohet Kushtetueses

Postuar në 05 Gusht, 2013 03:01

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi mos pranimin e rekursit të prokurorisë për çështjen Gërdeci ndërsa organi i akuzës pretendoi mungesën e hapësirës apo kompetencës së veprimit për të dërguar çështjen me tej. Por juristët shprehen se nga pikëpamja formale hapësirat kushtetuese dhe ligjore ekzistojnë dhe duhen shfrtyëzuar nga prokuroria.

Sipas Plarent Ndrecës, ndjeshmëria e lartë publike e kësaj çeshtje e obligon Prokurorinë e Përgjithshme që ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese, të ezaurojë çdo mundësi që i lejon proçedura penale dhe kushtetuta për të çuar deri në fund atë akuzë që ka ngirtur.

Thelbi i qëndrimit me të cilin Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë ishte akuza ndaj disa prej të pandehurve kryesorë. Gjykata e Faktit dhe Apeli rrëzuan akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj të pandehurve kryesorë për “vrasje në rrethana cilësuese”. Pikërisht me kërkesën që kjo akuzë të lihej në fuqi dhe mbi këtë vepër penale të jepeshin dënimet.

Gazetari: Cila mendoni se është zgjidhja përfundimtare pas refuzimit të rekursit nga ana e gjykatës së lartë për çështjen e Gërdecit?
Plarent Ndreca: Nga ato cfarë kam ndjekur nëpërmjet media lidhur me këtë çështje që ka karakter të fortë publik, jam vënë në dijeni të këtij fakti që gjykata e lartë ka kaluar me mos pranim rekursi kërkesën e prokurorise. Gjykoj që ka hapësirë për të vijuar me këtë proçes dhe një ndër mjetet juridike kushtetuese që parashikon kushtetuta e shqipërisë është dhe ankimi në gjykatën kushtetuese për këtë vendim të Gjykatës së Lartë. Që do të thotë që prokuroria ka të drejtë që këtë llojë vendimi që i ka cënuar aksesin në gjykim, ka të drejtë ta çojë për shkelje të drejtave kushtetuese në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka praktika në këtë rast që interpretojnë nocionin individ që parashikohet në Kushtetutën tonë.

Gazetari: A ka kufizime në këtë pjesë për prokurorinë?
Plarent Ndreca: Sigurisht që ka kufizime. Pikërisht këtë ka bërë gjykata kushtetuese e cila ka interpretuar nocionin individ dhe ka futur në kuptimin e këtij nocionin jo vetëm përsonat fizik apo juridik privat por dhe personat juridik publik. Kufizimi në legjitimin e prokurorise për të bërë një ankimi në gjykatën kushtetuese ka të bëjë vetëm për të drejta kushtetuese te karakterit procedurial. Nëse prokurorise i është cënuar e drejta kushtetuese proceduriale atëherë ajo legjitimohet të bëj një ankim në Gjykatën Kushtetuese. Në rastin e Gërdecit prokurorisë i është cënuar aksesi në gjykim, nuk i është dhënë mundësia që të dalë përpara trupës gjyqësore, për të parashtruar akuzën e saj, për të parashtruar provat ndaj të pandehurve, për të mbrojtur çështjen e saj. Pra i ka kaluar në mos pranim.
Nuk jam i informuar se sa ky rekurs ka qenë i bazuuar në kodin e proçedurës penale,
Kodi i proçedurës penale parashikon tre raste kur mund të bëhet rekursi
1. Kur ka shkeljetë rënda proceduriale, 2.Kur është shkelur rëndë ligji material dhe ai proçedurial, 3. Kur ka çështje të pavleshmërisë së Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit.
Sikur njëra nga këto raste të qëndronte formalisht, mos marrja në shyqrtim dhe mos kalimi në gjykim i kanë cënuar aksesin prokuroririsë e cila është palë dhe gëzon të njëjtat të drejta të barabarta me çdo palë tjetër në gjykim dhe nuk mund ti cënohen. Pra janë të drejta proçeduriale që kanë të bëjnë me një parim kushtetues me barazinë ë e palëve në gjykim dhe me parimin tjetër atë të aksesit në gjykatë. Konventa Europiane e të drejtave të njeriut parashikon në nënin 6 të saj se nuk ka gjykim të drejtë në rast se nuk ka proçes të rregullt ligjor

Gazetari: A e ka ndjekur më parë prokuroria këtë llojë praktike ?
Plarent Ndreca: Në informacionet që unë kam prokuroria nuk e ka ndjekur këtë lloji praktike fatkeqësisht më parë. Ka patur dhe çështje të tjera me impakt publik që prokuroria ka patur mundësinë të ndjek dhe këtë mjet që i garanton Kushtetuta.

Gazetari:Pra mbetet vetëm në vullnetin e prokurorisë që të bëj ankimimin në Gjykatë Kushtetuese?
Plarent Ndreca: Në rast se prokruroria formalisht ka plotësuar kriteret e kodit të prodecurës penale për të bërë një rekurs mos pranimi ka sjellë cënimin e aksesit në gjykatë dhe mjafton kaq që gjykata kushtetuese të shfuqizojë vendimin e gjykatës së lartë. Por në rast se prokuroria nuk ka plotësuar një nga këto tre kritere për të bërë një rekurs në gjykatë të lartë atëherë vendimi i gjykatës së lartë është i drejtë
Ajo që unë theksoj me forcë është që nga pikëpamja formalë prokuroria ka një mundësi ligjore dhe kushtetuese për ta shfrytëzuar,

Gazetari: Ndjeshmëria e lartë publikë a e obligon prokurorinë që ta ankimoj në gjykatë kushtetuese?
Plarent Ndreca: Kjo është një arsye më shumë që prokuroria e përgjithshme të ezaurojë çdo mundësi që i lejon proçedura penale dhe kushtetuta për të çuar deri në fund atë akuzë që ka ngirtur./News24

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.