Referendumi presidencial në Rumani, pjesëmarrja 9,05%

Postuar në 29 Korrik, 2012 04:35

Rumunët votojnë sot në një referendum për qëndrimin ose jo në postin presidencial të Traian Baseskut. Deri në orën 10:00, me orën lokale, 9,05 për qind e qytetarëve rumunë me të drejtë vote kanë votuar në referendiumin presidencial, njoftoi agjencia rumune e lajmeve, AGERPRES, bazuar në të dhënat e Zyrës Qendrore të Zgjedhjeve. Qendrat e votimit mbyllen në orën 23:00.

Më poshtë vijojnë të dhëna për referendumin: 
- Numri i qendrave të votimit 18 548 
- Numri i qendrave të votimit në Rumani 18 242 
- Numri i qendrave të votimit jashtë Rumanisë 306 

- Ka 24 qendra votimi në SHBA, 14 në Moldavi, 10 në Francë, tetë në Britani dhe Afganistan, pesë në Austri, Gjermani dhe Turqi, katër në Belgjikë, Kanada, Greqi, Izrael dhe Hungari 

- Ka tre qendra votimi në Australi, Kinë, Qipro, Poloni, Rusi, Serbi dhe Ukrainë dhe dy në Afrikën e Jugut, Brazil, Bullgari, Republikën Çeke, Kili, Danimarkë, Zvicës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irak, Irlandë, Holandë, Portugali dhe Suedi 

- Qendra votimi ka edhe në Shqipëri, Algjeri, Angola, Arabi Saudite, Argjentinë, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnje, Kolumbia, dy Koretë, Kroaci, Kubë, Egjipt, Etiopi, Filipine, Finlandë, Gjeorgji, Indi, Indonezi, Jordani, Iran, Japoni, Kazakistan, Kenia, Kuvajt, Liban, Libi, Lituani, Luksemburg, Maqedoni, Malajzi, Maltë, Marok, Meksikë, Mali i Zi, Nigeri, Norvegji, Zelanda e Re, Pakistan, Peru, Katar, San Marino, Senegal, Singapor, Siri, Sllovaki, Slloveni, Sri Lanka, Sudan, Tajlandë, Tunizi, Turkmenistan, Uruguaj, Uzbekistan, Venezuelë, Vietnam dhe Zimbabve.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.