Referendumi për plehrat, KQZ, Arvizu-së: Dyshime për firmat, po i verifikojmë

Postuar në 22 Qershor, 2012 06:05

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve reagoi sot zyrtarisht rreth deklaratës për importin e plehrave së ambasadorit Alexandër Arvizu bërë dje gjatë shpalljes së nismës ‘Vepro tani!’.

Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli theksoi se KQZ ka shqyrtuar kërkesën për referendum për importin e plehrave si dhe firmat për të. Sipas Ollit, KQZ është brenda afatit ligjor që skadon më 30 Qershor për shqyrtimin e dokumentacionit sepse dyshohet se firmat janë hedhur nga e njëjta dorë. 
“Janë paraqitur 65 mijë firma për referendumin për mbetjet. Disa prej firmave të hedhura nga e njëjta dorë, i njëjti person. Janë dërguar për verfikim në laborator dhe ne presim përgjigje nga analizat. Më pas do mblidhet KQZ dhe do vendosë rreth nëse do ketë referendum për importin e plehrave ose jo”, sqaroi Olli. 

Aleanca Kundër importit të Plehrave dorëzoi më 19 Qershor në KQZ kërkesën për referendum. 

Një ditë më parë, ambasadori amerikan Alexander Arvizu shpalli nismën qytetare ‘Vepro tani’, duke ftuar shoqërinë civile të reagojë ndaj padrejtësive. 
Në fjalën e tij, ambasadori akuzoi KQZ se me qëndrimin për kërkesën për referenduam për importin e pleghrave ka minuar besimin e publikut. 
“Përse është penguar deri tani që të realizohet referendumi? Përse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është i detyruar që të veprojë brenda një afati kohor të caktuar mbi kërkesën për referendum të mbështetur prej 50 mijë firmëtarësh, minon edhe njëherë besimin e publikut me aftësinë e tij për të vepruar me paanësinë e interesit të gjithë qytetarëve? Për çfarë bëhet fjalë? - u shpreh mes të tjerash ambasadori amerikan. 

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.