Rama takon aleatët

Postuar në 25 Korrik, 2013 14:51

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar pasditen e së enjtes një takim me disa nga aleatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. 

Pas takimit, Spartak Ngjela ka deklaruar se është rikonfirmuar marrëveshja mes palëve, ndërsa Mark Frroku i Partisë Kristian Demokrate ka konfirmuar se gjatë këtij takimi është caktuar një koordinator mes Partisë Socialiste dhe aleatëve për të diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes.

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.