Rama në Orikum: Do të ngremë Agjenci Kombëtare të Bregdetit

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:40

Kryetari i Partisë Socialiste në një takim me banorë të Orikumit premtoi ngritjen e një Agjencie Kombëtare të Bregdetit dhe një ligj të posaçëm për vijën bregdetare.

“Vija bregdetare nuk mund të grabitet, të keqtrajtohet, të shkatërrohet sepse është pasuria jonë e përbashkët. Do të bëjmë kujdes të posaçëm, do bashkëpunojmë për projekte të ndryshme me qëllim zhvillimin e kësaj perle që na e ka falur natyra”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së premtoi se zona e Orikumit do të jetë një ndër më tërheqëset për turistët, duke kujtuar se kjo zonë është pre e një bande grabitqarësh të tokave.

Rama shtoi më tej se Vlora është e izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë, sepse atje nuk ka ujë për të vaditur tokat, për të cilat banorët nuk kanë as certifikata pronësie.

“Do u kthejmë popullit shqiptar pronat që u janë marrë me të padrejtë. Edhe pronarëve do t’u kthejmë çfarë u takon me ligj”, tha Rama.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.