Rama në Koplik:Berisha mbush sheshet me njerëz të administratës të marrë rob

Postuar në 30 Maj, 2013 16:11

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal në qytetin e Koplikut, kryeqendrës së Malësisë së Madhe, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Rama ftoi qytetarët e këtij rrethi të votojnë përtej ngjyrave partiake. Ai tha se vota për PS nuk është votë për një flamur kundër flamurit tjetër, por votë për dy mënyra të ndryshme jetese.

“Jemi vend ku qeveria u thotë njerëzve kush nuk ka lek të mos sëmurët dhe kush sëmuret të gjejë lekët para se të sëmuret. Vota më 23 qershor, nuk është një votë për një parti kundër një tjetre, është një votë për dy mënyra të ndryshme të të jetuarit, nuk është një votë për një flamur apo për një tjetër, por një votë a e duam shëndetësinë falas për të pasur e të varfër? A duam arsim të vërtetë me standarde europiane që fëmijët tanë të mos ndjehen qytetarë të dorës së dytë nesër në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Më tej, kryesocialisti sulmoi kryeministrin Berisha se detyron administratën të mbushë sheshet e mitingjeve të tij.

“Po si thoni ju, më mirë me autobus si gjithë qytetarët e thjeshtë, apo me jelek antiplumb dhe me 200 roje dhe me sheshe të mbushura nga njerëz të administratës të marrë rob?”, shtoi Rama.

Ndërkohë kandidati për deputetë i këtij qarku, Tom Doshi gjatë fjalës së tij i është rikthyer akuzave për djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha për afera korruptive.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.