Rama në Fushë-Krujë: Siguria rrugore në rrezik

Postuar në 06 Mars, 2013 03:57

TIRANË Në tryezën e organizuar nga Partia Socialiste me temë “Siguria Rrugore”, në Fushë-Krujë, lideri i opozitës, Edi Rama, kishte një sërë të dhënash për të bërë publike. “…Shqipëria ka katër herë më pak automjete për 100 mijë banorë sesa të gjitha vendet e Bashkimit Europian edhe të rajonit dhe katër herë më shumë aksidente për 100 mijë banorë. Qeveria ka ngritur një komitet. E quajnë Komiteti Ndërministror për Sigurinë Rrugore, që e kryeson Kryeministri. Në tetë vjet ky komitet është mbledhur vetëm një herë, në vitin 2006, dhe ndërkohë, sipas statistikave, çdo ditë një shqiptar vdes në rrugë dhe tre të tjerë plagosen. Sot në vitin 2013 Shqipëria nuk ka asnjë metër rrugë të certifikuar dhe të plotësuar sipas standardeve europiane, siç i kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ose që janë kandidate për në Bashkimin Europian. Në programin për mirëmbajtjen e rrugëve të të gjithë Shqipërisë këta kanë vendosur vetëm 13 milionë dollarë, 1.3 milionë dollarë për gjithë veriun dhe 9 mijë dollarë për Rrugën e Kombit, ku sigurisht ka një element të pandashëm, që është dëbora dhe vetëm për shkak të dëborës, mos të llogarisim asgjë tjetër, fondi i mirëmbajtjes duhet të jetë shumë i lartë”. Kundrejt kësaj situate, ajo që do të bëjë PS-ja është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Trafikut Rrugor. Rama komentoi edhe vendimin e qeverisë për të parashikuar në buxhetin e vitit 2013 shpenzime vetëm për shtatë muaj dhe jo për 12. “… Kjo është shprehje e faktit që kjo qeveri e di se pas shtatë muajsh nuk do jetë më”, – tha ai.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.