Rama: Do të bashkëpunojmë me Tony Blair për të ndërtuar qeverinë e re

Postuar në 14 Maj, 2013 16:06

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair në kuadër të vizitës së tij në Londër, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm pune me 

Rama dhe Blair biseduan mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Rama e njohu ish-Kryeministrin britanik me programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioritetet e tij. 

“Një takim i shkëlqyer me Tony Blair, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit, për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një “Rilindje Shqiptare”. Me Tony Blair dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare”, u shpreh pas takimit, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. 

Thithja e investimeve të huaja në Shqipëri, nxitja e turizmit dhe projektet e bashkëpunimit rajonal në kuadër të proceseve integruese ishin gjithashtu tema me interes të bisedës mes  Rama dhe  Blair. Kryesocialisti Rama kërkoi mbështetjen e z. Blair dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga ish-Kryeministri britanik.

“Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju. Vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes”, e ka siguruar kreun e PS-së, ish-kryeministri laburist.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.