Qyteti Studenti pa ngrohje. Brovina: Nuk kemi fonde për kaldajat

Postuar në 03 Nëntor, 2012 12:47

Studentët e strehuar në godinat e Qytetit Studenti edhe këtë dimër do të vuajnë mungesën e kaldajave. Ngrohja do të vazhdojë të bëhet nëpërmjet kaloriferëve apo rezistencave pasi instalimi i kaldajave është tepër i kushtueshëm dhe kërkon shumë kohë, thotë drejtuesi i Qytetit Studenti, Bujar Brovina. Sipas tij është gati një project, por duhet gjetur burimi i financimit.

"Ky quhet projekti Kioto që e financon Komiteti Evropian. Ideja dhe projekti është bërë nga komuniteti evropian dhe ne presim një investim shumë të madh"- tha Brovina.

Drejtuesit e qytetit ku janë të strehuar studentët thonë se rrjeti  elektrik është i amortizuar dhe në të kërkohet ndërhyrje. Ndërkohë që edhe pagesat për harxhimin e energjisë janë tepër të larta.

"Qyteti Studenti me këtë kaldajë që ka, shkalla e amortizimit është e viteve '82. Kështu që, dashje pa dashje investimi është shumë i fuqishëm nga ana monetare. Deri tani për studentët kemi kaloriferët dhe kemi bërë shpërndarjet në kohë e dimrit"- tha Brovina.

Në 29 godinat e Qyteti studenti janë të akomoduar mbi 6000 studentë nga të gjitha rrethet e vendit. Pjesa më e madhe e studentëve të strehuar i përkasin fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.