PD: Vendimi u keqinterpretua

Postuar në 05 Mars, 2013 08:38

Mazhoranca i bëri thirrje medias të mos bjerë pre e asaj që e quajti "keqintepretim me dashje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për referendumin që kërkon ndalimin e importit të mbetjeve".

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali tha se i vetmi vendim i Gjykatës Kushtetuese është të pranojë kërkesën për referendum dhe jo siç interpretohet "të ndalojë importin e mbetjeve".

"Gjykata Kushtetuese thote se janë shqiptaret ata që duhet të vendosin. Nuk ka marrë vendim për ndalimin, nuk  ka paragjykuar vullnetin e shqiptarëve për të vendosur për çështjen ne fjale. U ka kaluar shqiptarëve të drejtën për të vendosur. Kaq është përmbajtja", tha Rusmali.
 

Gjykata Kushtetuese thote se janë shqiptaret ata që duhet të vendosin. Nuk ka marrë vendim për ndalimin, nuk ka paragjykuar vullnetin e shqiptarëve për të vendosur për çështjen ne fjale. U ka kaluar shqiptarëve të drejtën për të vendosur

Ilir Rusmali

Mazhoranca thote se ky nuk eshte nje qendrim i ndershem i atyre qe mbeshtesin kete referendum, pasi sipas saj, nese shqiptaret miratojne kerkesen e referendumit per te rrezuar dy nenet qe percaktojne se cilat mbetje mund te hyjne ne Shqiperi, kjo do te thote qe ne Shqiperi te hyje çdo lloj mbetje, pa asnje kufizim ligjor.

"Sepse, per fat te keq, kerkesa per referendum hap krahun per importin total te çdo mbetjeje. Prandaj e mira eshte te mos i hapim rruge keqinterpretimeve dhe te mos u leme shteg abuzuesve, qe e kane me hile pozicionimin e tyre ndaj çeshtjes", tha Rusmali.

Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali tha se me miratimin në Parlament të kërkesës për të çuar në referendum 3 ligjet e integrimit, mazhoranca provoi se repekton te drejten sovrane te shqiptareve per te ushtruar demokracine direkte. Dhe duke renditur perfitimet nga nje referendum, Ilir Rusmali duket se iu pergjigj indirekt edhe Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule, i cili tha se 'konsensusi nderpartiak ndertohet me marrëveshje dhe jo me referendum"

"Demokracia direkte, demokracia e drejtpërdrejt e forcon e përsos sistemin demokratik në Shqipëri, nuk e dëmton", tha Rusmali.

Importi i plehrave


Referendumi kundër importit të mbetjeve
“Plehrat”, referendumi pas zgjedhjeve
Referendumi kundër plehrave

 

 

 

TOP CHANNEL

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.