PD: Do vazhdojmë të rrisim rrogat dhe pensionet, edhe pse Rama është kundër

Postuar në 13 Janar, 2013 14:09

 

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj, Gert Bogdani, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, duke e akuzuar kreun PS se ka urdhëruar deputetët e partisë së tij që të votojnë kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve.

“Sot, Edi Rama, pas dy javë pushimesh në resortet më luksoze të botës, u tha shqiptarëve se ai nuk do të rrisë rrogat dhe pensionet, por ngushëlloi 820 mijë qytetarë, punonjës të administratës shtetërore, se PS nuk do të ulë rrogat e tyre. Zoti Rama, që u zotua se nuk do të ulë rrogat, ka urdhëruar deputetët e tij të votojnë kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve, çdo vit që janë rritur ato, madje vitin që shkoi e quajti kriminale rritjen e rrogave dhe pensioneve”, u shpreh deputeti i PD.

Më tej Bogdani deklaroi se PD do të vijojë të rrisë rrogat dhe pensionet për sa kohë do të jetë në pushtet.

“PD siguron shqiptarët, se ajo do t’i përmbahet me besnikëri premtimit të saj solemn, se do vazhdojë me rritjen e rrogave dhe të pensioneve çdo vit, për sa kohë do ta votojnë shqiptarët”.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.