Pas Peshkopisë, Berisha premton universitet tjetër në Kamëz (plot me ide kjo fushatë)

Postuar në 31 Maj, 2013 08:10

Në vitin 2005, kryeministri Sali Berisha shkonte nëpër takime duke premtuar universitete ngado. Kështu ndodhi në vitin 2009. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe edhe këtë vit.

Pasi shkoi në Dibër, ky ka një filial universiteti, Berisha premtoi se Peshkopia do ketë një universitet që do jetë tërësisht i këtij qyteti.

Ndërsa mbrëmë, duke folur në Kamëz, ku ndodhet një universitet, që mund të ishte i rëndësishëm për vendin, Berisha premtoi edhe një universitet tjetër. Nga ato që japin diploma juridiku.

Premtimi i tij entuziazmoi të pranishmit në miting.

“Kamza do të ketë universitetin tjetër, të vetin, për t’u shkolluar vajzat e djemtë nga Shqipëria dhe nga rajoni.

Kamza është qyteti i vetëm në Shqipëri që trefishoi bizneset. Gjatë katër viteve që vijnë, në Kamzë krijohen dhjetëra mijëra vende pune. Dy parqe logjistike janë në territorin e ngjitur me të, të cilat së bashku kërkojnë mbi 30 mijë punonjës.

Katër vitet që vijnë ne do të ndërtojmë në Kamzë, një nga pallatet e sportit më modern në Shqipëri. Rruga jonë është rruga e zhvillimit të Kamzës, rruga e punësimit tuaj, rruga e rritjes së rrogave e pensioneve, e modernizimit të infrastrukturës dhe e shërbimeve të shkëlqyera për ju. Në këtë mënyrë, ne ndërtojmë Kamzën e zhvilluar, Shqipërinë e zhvilluar, Kamzën europiane, Shqipërinë evropiane,” tha Berisha në Kamëz./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.