Parada LBGT në Serbi, mbështetje nga aktivistë shqiptarë

Postuar në 07 Tetor, 2012 03:32

Komuniteti gay në Serbi organizoi paradën virtuale brenda katër mureve pasi qeveria ndaloi organizimin e saj në rrugë. 

Fakti që disa eurodeputetë dhe vende perëndimore i thanë Serbisë se mbajtja e paradës ishte e rëndësishme për integrimin nuk ndikoi tek qeveria konservatore që t’i thoshte po paradës për të drejtat e komunitetit homoseksual. 

Kjo është hera e tretë që nuk ndodh parada, ndërsa në vitin 2010 ajo u kthye në një arenë luftimesh në mes të grupeve neonaziste dhe policisë. 

Ndalimin e ka kërkuar edhe kisha, kurse në paradën virtuale kanë marrë pjesë diplomatë perëndimor, përfaqësues të Parlamentit Europian e Gjerman dhe ministrja suedeze për Çështje Europiane, e cila tha se nuk do të jetonte kurrë në një Europë pa shoqëri të lirë. 

“Sot mblidhemi për barazi dhe për Europën që nuk do ta pranojë kurrë homofobinë që të udhëheqë në rrugët tona. Ne besojmë se në vitin 2012 secili ka të drejtë të dalë dhe të tregojë se kush është. Jam thellësisht e dëshpëruar që autoritetet ndaluan paradën”, deklaroi ministrja Birgitta Olson.

Këtë vit, në mbështetje të paradës serbe ka pasur edhe aktivistë shqiptar nga Tirana e Prishtina. 

Kristi Pinderi, një mbështetës shqiptar i të drejtave të komunitetit “LBGT”, deklaroi: “Ne treguam mbështetjen tonë për aktivistët serbë në Beograd, të cilët realizuan këtë paraditë të jashtëzakonshme nën kushte ekstreme. Gjithashtu, kjo është një mundësi e mirë për ne për të përfituar nga përvoja e tyre e madhe, pasi presim që vitin e ardhshëm të organizojmë në Tiranë paradën e parë gay”.

Sarah Maliqi, aktiviste e “Human Rights Defenders” në Prishtinë shtoi: “Sot, jemi këtu, ne dhe disa aktivistë të tjerë nga Kosova, në shenjë solidariteti për paradën e Beogradit”.

Aktivistët, në fund të takimit që tregoi se Serbia nuk respekton të drejtën për tubim, megjithatë kanë tentuar të dalin në rrugë, por këtë nuk e lejuan policët e pranishëm. 

Ata bënë të ditur datën e vitit të ardhshëm për t’i dhënë kohë qeverisë, ndërsa statistikat treguan se serbët që duan të përparojnë, janë mbrapa dhe kultivojnë homofobinë. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.