Padia e LGBT ndaj Ekrem Spahisë, prokuroria: S'ka vepër penale

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:28

 Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nga dy organizatat LGBT në vendin tonë. 

Në një përgjigje zyrtare ndaj kësaj padie të bërë nga Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT, padi që erdhi si pasojë e disa deklaratave të përsëritura në media të Spahiut kundër komunitetit gay në vend, prokurori Arben Qosja argumenton se nuk ka asnjë të dhënë që deklaratat në fjalë të përbëjnë vepër penale. Këto orgazizata kishin paditur Spahinë për nxitje urrejtje ndaj një pjese të popullisë, siç është edhe komuniteti LGBT. 

Kreu i legalitetit, gjatë një prononcimi dhënë për " Gazeta Shqiptare " në lidhje me Paradën Gay që pritej të organizohej nga këto organizata në Ditën Kundër Homofobisë, u shpreh se " nuk ka gjë tjetër për të thënë, veç t'i kapi në hu ". Kjo deklaratë ngjalli në atë kohë reagime të forta nga politikanë, por edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.