Pacolli njofton njohjen e Kosovës nga Tanzania

Postuar në 30 Maj, 2013 16:14

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një konference për media tha sot se Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Pacollit, ky shtet katër vjet ka bërë përpjekje për ta njohur Kosovën dhe pas disa diskutimeve në parlament, më në fund ka marrë vendimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Deri në fund të verës Pacolli pret edhe shumë shtete të tjera ta njohin Kosovën.

“Unë e di se mbas Tanzanisë do t’pasojnë edhe shumë shtete, Tanzania kufizohet me Mozambikun, me Pacifikun në Lindje, me Kenian, Ugandën, Kongon, Malavin, Borundin dhe Zambinë, dhe në të gjitha këto shtete ka influencë, përveç Malavit, kanë një problem me Malavin”- ka thënë zëvendëskryeministri, Pacolli.

Ai këtë njohje e konsideron si njërën prej më të rëndësishmeve prej vendeve afrikane, sepse sipas tij Tanzania është njëri prej shteteve më me ndikim në atë pjesë të Afrikës.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.