Përmet, strehohet në kabinë elektrike prej shiut,17-vjeçari humb jetën nga korrenti

Postuar në 12 Maj, 2013 03:37

 

Një 17-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Përmet, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur aksidentalisht, në fshatin Çarshovë të Përmetit.

Sipas burimeve të policisë, viktimë e kësaj ngjarjeje është 17 vjeçari A. Janku. Ai kishte hyrë në strehën e një kabine elektrike për t’ju ruajtur shiut, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike çka i ka kushtuar jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur më tej rrethanat ngjarjes së rëndë.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.