Përmet, 28-vjeçari ekzekutohet sapo zbret nga taksia, policia në kërkim të pasagjerit vrasës

Postuar në 13 Maj, 2013 15:22

 

Një i ri 28-vjeçar është vrarë pasditen e së hënës në Përmet, pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar nga policia. Sipas autoriteteve policore lokale, shtetasi Andi Naçi është qëlluar teksa zbriste nga një taksi në Grykën e Këlcyrës dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve.

Motivet e vrasjes janë për momentin të paqarta, por nga hetimet e para është mësuar vetëm se viktima po kthehej nga puna pasi punonte si inspektor mjedisi. Sipas të dhënave të para Naçi, ka marrë një taksi bashkë me një person tjetër, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

Autori i ngjarjes menjëherë pas krimit është larguar në drejtim të paditur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Mësohet se Andi Naçi ishte i divorcuar, ndërsa ende mbeten të paqarta lidhjet mes tij dhe të dyshuarit si autor i vrasjes.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.