Përmbytjet nga rezervuari në Korçë, 140 familje në rrezik

Postuar në 29 Korrik, 2012 04:40

Rezervuari i fshatit Biranj, që bën pjesë në Komunën e Bulgarecit në rrethin e Korçës,është kthyer në rrezik për jetën dhe banesat prodhimin e gjënë e gjallë të 140  familjeve. Sa herë bie shi  ai tejmbushet dhe derdhet mbi fshat duke përmbytur gjithçka gjen përpara. Ka 7 vjet që qiramarësi e ktheu këtë tokë buke në rezervuar dhe hodhi aty edhe rasate peshku. Që atëhere fshati është përmbytur 5 apo 6 herë me dëme në të gjithë tokat e fshatit. Banorët tregojnë për përmbytjen e fundit që ndodhi në 24 qershor të këtij viti,pas një breshëri që vazhdoi me orë të tëra.   

"Dëmi i madh ishte në rezervuar. Shiu ra edhe doli ajo rryma e lumit u bashkua dhe me liqenin, dhe u mbush dhe liqeni plot dhe u bashkuan në një pikë të vetme të dyja në një kohë. Dhe vërshuan nëpër fushë. Sa më parë të mbyllet ose të hapet fare, mos të mbetet pikë prej uji", tha Ibrahim Shahinllari, banor i zonës.

"Ra breshëri i tërë, u mbushën të katër dhomat, bahçja përpara. Rezervuari këtu u zbraz që këtej lartë dhe ra i tëri në shtëpi. Ta heqin fare se po ranë shira të tjera, ikën të tëra shtëpitë", shprehet Federata Dine, banore e zonës. 

Megjithëse banorët çanë argjinaturën e rezervuarit fshati nuk i shpëton përmbytjes. Shtëpitë dhe shkolla u mbushën me ujë të ndotur.U dëmtuan kafshë shtëpiake dhe të mbjellat. Pas kësaj katastrofe 140 familje të Biranjit nënshkruan një peticion, nëpërmjet të cilit i kërkuan këshillit të komunës që të vendoste prishjen e rezervuarit,gjë që u miratua edhe pse pati reagime. Por siç shihet ende nuk po veprohet dhe rreshjet e mundshme të verës rrezikojnë sërisht përmbytjen e fshatit.    

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.