Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave akt kriminal, të mari dënimin e merituar

Postuar në 24 Korrik, 2013 15:08

Zonja e Parë, Odeta Nishani ka deklaruar sot se dhuna ndaj grave duhet të etiketohet si akt kriminal dhe të marë dënimin e merituar. “Jeta e shumë grave e vajzave që po këputet, në moshë shumë të re, nuk është më një fenomen sporadik , ajo tani ka filluar të marrë përmasa dhe po trondit nga rrënjët familjet shqiptare. Por ky shqetësim nuk duhet të ndahet vetëm midis nesh, ky shqetësim duhet të përfshijë gjithë opinionin publik si dhe vetë dhunuesit. Ka ardhur koha që kjo dhunë të etiketohet me emrin e saj të vërtetë “akt kriminal”, të luftohet dhe ti jepet dënimi i merituar si një nga krimet më të shëmtuara të shoqërisë njerëzore. Kjo dhunë sjell pasoja negative tek fëmijët dhe të rinjtë dëshmitarë të kësaj dhune. Fëmijët ndikohen thellë nga jetesa në një mjedis të dhunshëm, të frikës dhe kërcënimit, pavarësisht nëse mbi ta ushtrohet dhunë fizike ose jo. Dhuna ndaj grave është ndoshta dhuna më e turpshme ndaj të drejtave të njeriut- ka theksuar Kofi Annan. Ajo nuk njeh kufij as gjeografi, kulturë ose mirëqenie. Derisa ajo të vazhdojë, nuk mund të pretendojmë se kemi bërë arritje reale drejt barazisë, zhvillimit dhe paqes”, shkruan Zonja Nishani në facebook. Më tej ajo thekson se këto gra dhe vajza që jetojnë në makthin e dhunës duhet ta ndjejnë që shoqëria është pranë tyre, ato nuk duhet të ndihen vetëm, ato duhet ti denoncojnë partnerët abuzues dhe shteti duhet të vërë dorë dhe ti ndëshkojë rëndë këta kriminelë.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.