Ngadalësohet ekonomia amerikane

Postuar në 27 Korrik, 2012 10:29

Ekonomia më e madhe në botë, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngadalësoi ritmin e rritjes së saj në 1,5% në periudhën midis prillit dhe qershorit 2012. 

Në tre muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Departamenti i Tregëtisë, ekonomia u rrit me 2%.

Ndërkohë, një shifër e re më e saktë u publikua për krizën e viteve 2007-2010, periudhë gjatë së cilës Prodhimi i Brendshëm Bruto amerikan ra me 4,7% dhe jo me 5,1% siç ishte vlerësuar më parë. 

Si rrjedhojë e ngadalësimit aktual, Rezerva Federale, e cila në SHBA luan rolin e një Banke Qëndrore, uli pritshmërinë e saj për rritjen gjatë këtij vitit me 2,4%, nga 2,9% që ishte fiksuar më parë.

Rritja me 1,5% në tremujorin e dytë të vitit është e barazflefshme me një rritje vjetore 0,4%, që bashkuar me tre muajt e parë të vitit, bëjnë që rritja ekonomike vjetore e deritanishme të jetë prej 1%.

Peter Cardillo, një kryeekonomist i një banke të rëndësishme në vend, u shpreh se “këto shifra janë lehtësisht më të mira se pritshmëritë, por përsëri konsumi mbetet i dobët dhe një fuqi e dobët blerëse mund të kompromentojë rritjen e së ardhmes”. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.