Ngadalë Behgjet

Postuar në 07 Mars, 2013 02:59

Partia Demokratike e Kosovës nuk po i merr seriozisht paralajmërimet e Behgjet Pacollit se do të dalë nga Qeveria nëse nuk i plotësohen të gjitha kërkesat. Madje, Hajredin Kuçi ia ka rikujtuar atij se partneriteti nuk zhvillohet duke kërcënuar. Nënkryetari i PDK’së tha për Express se ende nuk ka marrëveshje për rindarje të ministrive.

Kërcënimet e AKR’së se do të dalin nga koalicioni nëse nuk i plotësohen kërkesat për të marrë poste të tjera nuk janë marrë seriozisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

Madje, udhëheqësit e këtij subjekti e kanë demantuar Pacollin se në takimin e fundit në mes udhëheqësve të dy partive është folur për ndarjen e posteve ministrore.

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka deklaruar për Express të mërkurën se partneriteti nuk mund të zhvillohet duke kërcënuar, ndërsa ka thënë se gjithçka do të sqarohet mes Kryeministrit dhe Liderit të AKR’së.

Ai ka thënë se nuk e ka pa ende letrën e Pacollit në të cilën kërkohen të paktën edhe dy Ministri.

“Unë nuk e kam pa atë letër dhe në takimet që kam qenë unë nuk ka pasur kërcënime të tilla. Mirëpo nuk funksion partneriteti me kërcënime”, ka thënë Kuçi.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.