Nëpunësit nuk respektojnë oraret. Rradhë në zyrat e aplikimit per karta e pasaporta

Postuar në 15 Korrik, 2012 12:16

Zyrat e aplikimit të kartave dhe pasaportave biometrike në Kukës pothuajse nuk ekzistojnë. Oraret e punës nuk respektohen fare ndërkohë që punonjësit sa vijnë dhe shkurtohen duke punuar me orar të reduktuar në zyra paralele. Në zyrën e aplikimit në qytetin e Kukësit, tashmë orari i punës nuk nis në orën 08:00, por ai shtyhet çdo ditë, duke bërë që shumë aplikantë të enden rrugëve për ditë të tëra. 

Ata shprehen se përveç që iu duhet të udhëtojnë nga komunat e thella drejt qytetit, nuk arrijnë asnjëherë të bëjnë aplikimimin për dokumentat biometrike të identifikimit. Rradhët shtohen çdo ditë për shkak të mungesës së herëpashershme të rrjetit të energjisë elektrike apo atij të internetit. 

Rreth 95% e aplikantëve janë emigrantë dhe koha e shkurtër e qëndrimit në Shqipëri jua bën të pamundur pajisjen me dokumentat e reja biometrike. Në të gjithë qarkun e Kukësit, që përbëhet prej më shumë se 128 mijë banorë,funksionojnë  vetëm 4 zyra të aplikimit për karta apo pasaporta.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.