Meta: Vendimin për koalicionin e ardhshëm e merr Konventa e LSI

Postuar në 12 Janar, 2013 13:10

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Iliri Meta është shprehur ditën e sotme se vendimin për koalicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e qershorit 2013 e merr vetëm konventa e LSI.

Deklaratat e Metës janë bërë nga qyteti i Mirditës, ku ai ka zhvilluar sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në këtë qytet.

Kreu i LSI theksoi ndër të tjera se, Lëvizja Socialiste për Integrim ka si parim të vetin solidaritetin në mënyrë që t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve, ndërsa duke iu referuar gjendjes ekonomike në vend Meta theksoi se rruga e vetme kundër varfërisë është punësimi.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.