Meta në Ersekë: Është koha për rotacion, vendi ka nevojë për drejtim të ri

Postuar në 12 Maj, 2013 09:28

 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ishte ditën sotme në Ersekë ku prezantoi kandidatin për deputet në rrethin e Kolonjës, Arben Malo.

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se është koha që vendi të ketë një dinamikë të re zhvillimi dhe të marrë një drejtim të ri, pasi sipas tij është koha që vendi të ecë më shpejt drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Duke votuar për LSI-në, në radhë të parë ju votoni që të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë në Kolonjë. Ka një forcë madhore që është më e fortë se cilido prej të gjithëve politikanëve së bashku, që është koha. Koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion”, theksoi Meta.

Kryetari i LSI-së u shpreh se pas 23 qershori qeveria do të kthejë sytë nga Kolonja e cila aktualisht është e braktisur duke u nisur nga arsye paragjykuese që lidhen me faktin se kjo zonë ka përkrahur tradicionalisht të majtën.

“Në rast se ka një rreth në Shqipëri që mund të thuhet pa e tepruar aspak se është braktisur përfundimisht nga kjo qeveri dhe për një kohë të gjatë e në mënyrë sistematike, ky është rrethi i Kolonjës. Kjo ndodh për arsye të paragjykimeve dhe për arsye të llogarive të ngushta elektorale. Paragjykimeve sepse Kolonja është një rreth që tradicionalisht ka përkrahur të majtën dhe për arsye të ngushta elektorale. Kolonja për shkak të kësaj braktisjeje ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj, e cila ka shkuar në qytete të tjera apo ka emigruar jashtë vendit”.

Meta premtoi se me ardhjen në pushtet, LSI do të angazhohet për t’ua lehtësuar jetën banorëve të këtyre zonave, qoftë në infrastrukturë duke qenë se aktualisht kjo zonë është totalisht e izoluar, por edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, duke përmirësuar mirëqenien e familjeve vendase.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.