Meta: Më të gjatë janë shiritat që pret, sesa rrugët që inaguron Berisha

Postuar në 13 Maj, 2013 15:24

 

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatët e saj në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta ftoi banorët e këtij qarku që më 23 qershor të votojnë rotacionin dhe ndryshimin duke i dhënë fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë. Ai tha se pas liberalizimit të vizave, ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët, sepse ka pasur konflikt. Ai tha se ekonomia e vendit po përpëlitet, pasi kjo qeveri nuk mund të çlirojë potencialet e vendit.

“Investimet publike janë reduktuar ndjeshëm. Tani më të gjatë janë shiritat që priten sesa rrugët që asfaltohen. “- tha Meta, duke ftuar Berishës që të vijë me makinë dhe jo me helikopter në rrugën Memaliaj- Tepelenë, për t’u kërkuar falje këtyre banorëve. Kreu i LSI-së, tha se qeveria, e cila po përgatitet të bëjë dorëzimet më 23 qershor, fshehë 500 milionë euro borxhe për punë papaguara.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.