Merret në mbrojtje familja e komisar Lamajt

Postuar në 06 Mars, 2013 03:59

 

  • Të afërmit e Dritan Lamajt, letër autoriteve të larta të shtetit: Hetoni personat në foto me Arben Frrokun. Policia vendos njerëz dhe kamera vëzhgimi rrotull shtëpisë së Lamajt, pritet largimi i tyre në një vend të sigurt

 

-Policia nuk jep garanci për jetën e familjes së kryekomisarit të vrarë në mënyrë mafioze në derën e shtëpisë së tij. Për pasojë për familjen e të ndjerit, Dritan Lamaj është marrë masa e transferimit në një vend të sigurt. Sipas burimeve të besueshme nga policia, organet e posaçme kanë përcaktuar vendin ku do të qëndrojnë pjesëtarët e familjes së ish shefit të Komisariatit nr.6. Ndonëse sistemi i ruajtjes dhe i sigurisë fizike të tyre është mundësuar menjëherë pas krimit të rëndë, burimet tregojnë se gjatë këtyre ditëve njerëzit e familjes së Dritan Lamajt janë ruajtur me masa të rrepta sigurie. Gjithçka rreth e rrotull tyre është vënë nën survejim. 

Mbrojtja e familjes 

Atentati ndaj shefit të Komisariatit nr.6 ka zgjuar reagimin e Policisë. Që prej mbrëmjes së 24 shkurtit zona në të cilën ka banuar kreykomisari është vënë nën kontrollin e policisë, ndërsa policia vijon të mos besojë më në mundësinë për të mbajtur nën kontroll gjithçka. Referuar burimeve të besuara policore, tashmë janë marrë të gjitha masat për të zhvendosur familjen e të ndjerit në një ambient tejet të sigurtë. Gjithçka do të bëhet në bazë të një plani të detajuar ekspertësh të cilët kanë vendosur ta strehojnë këtë familje në një rezidencë. Paçka se policia mban të fshehur çdo detaj që ka të bëjë me kërcënimet e njëpasnjëshme që ka marrë i ndjeri, saktësohet se, që prej natës kur u vra Dritan Lamaj, rreth e rrotull gjithë godinës janë vendosur kamera. Madje, për të mundësuar këtë lloj vëzhgimi policia mësohet se ka shfrytëzuar çfarëdolloj objekti, ndonëse tashmë është shumë vonë, pasi shënjestra e krimit të organizuar ka qëlluar pikërisht personin që prej kohësh kishte pikasur.

 Letra e familjes Lamaj 

Ndërsa vijojnë përpjekjet për zhvendosjen e familjes Lamaj, të dhëna të reja dalin në pah në lidhje me përpjekjen e njerëzve të afërt të të ndjerit për të mësuar më tepër rreth hetimit. Familja shprehu qysh në fillim interes për fotot e publikuara ku i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen e Dritan Lamaj…
 

 

 

SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.