Merkel pritet me protesta në Athinë. Sulmohet autokolona e kancelares

Postuar në 09 Tetor, 2012 10:52

 

Kryeqyteti grek ndizet nga protestat ndërsa kancelarja gjermane mbërrin në  Greqi në të parën vizitë që kur shpërtheu kriza e borxheve në Europë. Në pritje të simbolit të shkurtimeve të imponuara Athina ka ndërmarrë operacionin më të  gjerë të sigurisë në të paktën një dekadë. Para se të vizitonte vendin kancelarja tha se donte të përcillte një mesazh mbështetjeje për reduktimet "ambicioze" të zbatuara nga Athina. 
 Ajo u prit në aeroport në orën 12:30 nga kryeministri Antonis Samaras dhe një përfaqësi e madh e qeverisë greke. Ngjarjet vijuan në kryeministri me takimin koke me koke të Samaras me Merkel e me vone dhe një takim me presidentin Karolos Papulias dhe biznesmenët grekë. 
 Nuk ka takim megjithatë me liderin e kolicionit të majtë SYRIZA. Aleksis Tcipras ka deklaruar se do të zbresë në shesh me protestuesit në mbështetje të një Europe te popujve e jo te memorandumeve. 
 Që në orët e mëngjesit para parlamentit u mblodhën mijëra njerëz pavarësisht  ndalimit të demostrimeve deri në mesnatën e sotme dhe përvijimit të një zone të kuqe në perimetrin që do të pershkohej nga Merkel. 
 Prezenca imponuaese e 7 mije forcave të rendit të mbështetur nga snaipera dhe autoblinda në qytet është përforcuar dhe nga barrierat e larta metalike, e megjithatë nuk u arrit të evitoheshin përplasjet. 
 Të parat u regjistruan para ambasadës amerikane ku policia përdori gaz lotsjellës për të ndalur avancimin e punonjësve të spitalit "Henry Dunant" që kanë 8 muaj pa rroga e që duke valevitur një parrullë me kryqin e thyer donin të manifestonin kundër vizitës. 
 Punonjësit kanë qëlluar me shishe kundër agjentëve. Shishe dhe mjete të forta janë hedhur dhe kundër autokolonës me të cilën udhëtonte kancelarja Merkel me gjithë barrierat e larta metalike që siguronin rrugën e  kancelares drejt kryeministrisë. 
 Megjithë perplasjet, sheshi "Sintagma" mbetet i mbushur me manifestues e tensioni dhe momentet e dhunës nuk mungojnë.  Athina e blinduar, me rrugë të shumta të mbyllura për trafikun dhe një kordon të sigurisë me rreth gjashtë mijë policë nuk arriti të ndalë protestën e thirrur nga sindikatat kryesore. 
 Në mëngjes, tre persona u arrestuan për posedim të armëve sulmuese dhe 37 të tjerë janë ndaluar më pas për shkak të tubimeve të paligjshme.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.