Mediat qeveritare: Rama e bleu foton me Obaman 80 mijë dollarë!

Postuar në 30 Maj, 2013 16:10

Një prej gazetave qeveritare, MAPO, në numrin e sotëm shkruan se kreu i opozitës, Edi Rama, e ka blerë foton e bërë publike pak ditë më parë me presidentin amerikan, Barack Obama, 80 mijë dollarë.

Dhe, për këtë, Mapo i referohet shkrimi të një blogu, www.dailycaller.com, që për MAPO-n në fakt, qenka një nga gazetat më të njohura në botë.

Rama ka qenë i ftuar në një takim në San Francisko të Barack Obamës nga Bilal Shehu, biznesmen shqiptar nga Nju Xhersi, i cili së bashku me të shoqen, kanë dhuruar 80 mijë dollarë për fushatën e Obama-s.

Megjithëse shkrimi në blogun amerikan nuk e përmend askund faktin se këto para janë përdorur për të blerë foton me Obaman, Mapo thotë se lihet të kuptohet se këto para janë përdorur pikërisht për këtë qëllim.

Si duket, foto e Ramës me Obaman e ka dhënë efektin në Shqipëri dhe nuk është çudi që mediat qeveritare thonë se ai e ka blerë atë./b.l

 

 

TEMA

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Servilizem i neveritshem...E kane doren e rende keta imperialistet amerikane&hellip;nje foto 80,000 $&hellip;nje shkelje syri 40,000$&hellip;nje hedhje krahu 50,000$&hellip;nderkohe qe populli merr buke me lista...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.