Masat e kursimit, protesta në Spanjë

Postuar në 13 Korrik, 2012 11:05

Qindra punëtorë të sektorit publik në Spanjë dolën gjatë ditës në rrugët e Madridit për të protestuar kundër shkurtimeve në shpenzimet qeveritare, ndërsa unionet tregtare kërcënuan me shtimin e grevave dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër masave kursyese. 

Protesta të ngjashme janë organizuar në të gjithë vendin. Ato kryhen pas mbajtjes së disa demostratave, më e madhja prej të cilave mblodhi rreth 4 mijë njerëz në rrugët e kryeqytetit spanjoll gjatë kësaj jave. Unionet pritet të mbajnë protesta kombëtare më 19 korrik. 

Qeveria konservatore e kryeministrit, Mariano Rahoy po përballet me pakënaqësitë sociale për shkak të shkurtimeve të buxhetit, që vlerësohen si më të rëndat që janë realizuar ndonjëherë. Kursimet përfshijnë heqjen e bonuseve për Kërshëndella dhe uljet e taksave për punonjësit e sektorit publik.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.