Majko e nis fushatën me bamirësi, mbledhje fondesh për shërimin e 2-vjeçares Mejs

Postuar në 14 Maj, 2013 03:12

 

Partia Socialiste në Tiranë, së bashku me fushatën zgjedhore ka çelur dje dhe një tjetër fushatë, atë të mbledhjes së fondeve për 2-vjeçaren Mejsi Xhaxhaj e cila vuan nga një tumor në kokë. Në prezantimin që drejtuesi i fushatës së Tiranës, Pandeli Majko i bëri kësaj kauze, theksoi se mbi të gjitha politika duhet të tregojë dhe nota humanizmi.

“Mejsin me të ëmën i kam takuar përpara Kryeministrisë, ku vajza e vogël shqiptonte vetëm fjalët: Më dhemb koka”, theksoi Majko, duke i ftuar të gjithë aktivistët e Partisë Socialiste, që të japin kontributin e tyre sado modest për këtë kauzë.

Deputeti socialist gjeti rastin t’i bëjë thirrje edhe drejtuesve të shtetit, që të bëjnë të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar këtë vajzë, familja e së cilës ka nevojë për ndihmë ekonomike në mënyrë që të arrijë të kurojë të bijën. Fondet për shërimin e Mejsit do të vijojnë të mblidhen në çdo aktivitet elektoral të PS-së në Tiranë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.