Lushnje, tre në pranga për gjobëvënie

Postuar në 06 Gusht, 2013 03:23

Policia e qytetit të Lushnjes ka arrestuar në flagrancë tre persona nën akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasit e arrestuar janë Lorenc Binali dhe Kujtim e Elis Taullau, atë e bir.

Sipas burimeve, të arrestuarit tentuan t’i zhvasnin biznesmenit të përpunimit të mishit, Josif Çuko, 100 milionë lekë të vjetra.

Por Çuko kishte njoftuar policinë për kërcënimet dhe tre të dyshuarit u kapën në flagrancë pikërisht teksa merrnin paratë.

Burimet saktësojnë më tej se tashmë materialet e grumbulluara i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, me qëllim proçedimin penal të të arrestuarve.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.