"Luftë për ishujt". Japonia kërcënon Kinën

Postuar në 27 Korrik, 2012 06:24

 Japonia është gati për luftë në mbrojtje të  ishujve të saj . Kryeministri japonez Yoshihiko Noda ka deklaruar se Japonia është e gatshme të dislokojë ushtrinë nëse është e nevojshme për të mbrojtur ishujt e kontestuar Senkaku,  që quhen nga Kina dhe Taivani Diaoyu.

"Nëse një vend fqinj bën diçka të paligjshme në afërsi të ishujve Senkaku ne do të dërgojmë forcat e mbrojtjes  për të trajtuar situatën në mënyrë të vendosur. Por masat parandaluese për menaxhimin e krizës, duke përfshirë edhe zgjidhjen diplomatike, janë në tryezë  për të  parandaluar skenarë të tillë"- tha Noda.

Kryeministri i bëri këto deklarata para parlamentit  pak para se ministri i Mbrojtjes, Satoshi Morimoto të deklaronte se nuk ka asnjë ndryshim në politika përsa i përket ishujve të kontestuar. 

Kjo është hera e parë që një udhëheqës japonez në mënyrë eksplicite deklaron se do të dislokohet ushtria për të përforcuar rojet bregdetare japoneze nëse është e nevojshme.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Tokios dhe Pekinit janë  përkeqësuar ndjeshëm në  fund të vitit 2010, pasi Japonia arrestoi kapitenin e një anije kineze peshkimi pranë ishujve të kontestuar.

Arkipelagu i pabanuar ndodhet  2000 kilometra në jug të kryeqytetit japonez dhe mendohet se është i rrethuar nga  rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.